Kurti: Fondi Sovran më kujtohet minimum tri herë në ditë, nuk arritëm ta bëjmë - NACIONALE

Kurti: Fondi Sovran më kujtohet minimum tri herë në ditë, nuk arritëm ta bëjmë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka pranuar se Qeveria nuk ka arritur ta realizojë Fondin Sovran, një nga projektet e paralajmëruara si pjesë e programit qeverisës.

“Blerim, mua Fondi Sovran më kujtohet tri herë në ditë minimum; kur zgjohem në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Të martën, më 9 qershor, bëhen 900 ditë që dokumentacioni i Fondit Sovran, me ligjin përkatës që buroi nga një koncept-dokument, ndodhet në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është e vërtetë që këtë nuk arritëm ta bëjmë”, deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme