Kurti flet sot për takimin në Bruksel
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtës që e kishte në Bruksel me presidnetin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në selinë e Bashkimit Evropian, por nuk kanë arritur marrëveshje.
Pala serbe ka këmbëngulur që qytetarët nga veriu i Kosovës të përjashtohen nga vendimi për dokumentet e reja dhe që automjetet e tyre t’i riregjistrojnë me shkronja neutrale ndaj statusit të Kosovës - KS, e jo RKS.
Kosova e ka hedhur poshtë ofertën e Beogradit, duke thënë se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje kompromisi.