Kurti flet për ushtrimet e Serbisë në kufi: Ndotje e ajrit dhe tokës në Sanxhak - NACIONALE

Kurti flet për ushtrimet e Serbisë në kufi: Ndotje e ajrit dhe tokës në Sanxhak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur rreth ushtrimeve të ushtrisë së Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas Kurtit, këto ushtrime janë 30 kilometra larg kufirit.

Tutje, Kurti ka vlerësuar se Serbia është aktori kryesor i përpjekjeve destabilzuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“30 kilometra larg kufirit me Kosovën, në Peshter të Sanxhakut, është duke u zhvilluar dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak, të quajtur “Vihor 2024”. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime, përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi...Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, u shpreh Kurti.

Lajme të ngjashme