Kurti flet për simpoziumin e “Symi”-t: Tregova për të kaluarën time prej aktivisti e opozitari
Kryeministri Albin Kurti ka folur për simpoziumin e “Symi”-t, i cili është mbajtur dje në Kretë të Greqisë.
Ai ka bërë me dije se në panelin që ka marrë pjesë ka treguar për të arriturat e Kosovës gjatë qeverisjes se tij dhe për disa aspekte tjera.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se në adresim e tij ka folur edhe për të kaluarën e tij prej aktivisti e opozitari.
“Në bashkëbisedimin me ish Kryeministrin e Greqisë, George Papandreou që shërbeu si hapje për dy panelet dedikuar Ballkanit, tregova për të arriturat e Kosovës dhe planet e qeverisë sonë, për zhvillimin dhe reformat, për Fondin Sovran dhe Arsimin Profesional, për drejtësinë sociale e ligjore dhe për historinë e luftës në të tashmen e paqes, për të kalurën time prej aktivisti e opozitari te fqinjësia e mirë e Kosovës që refuzohet nga Serbia”, ka shkruar Kurti.