Kurti flet për mediat kroate, thotë sërish se në Kosovë mund të ketë luftë - NACIONALE

Kurti flet për mediat kroate, thotë sërish se në Kosovë mund të ketë luftë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kthyer deklaratave se në Kosovë mund të ketë luftë.

Në një intervistë për gazetën kroate Vecernji Novosti, ai ka përmendur armatosjen e Serbisë nga Rusia.

Kurti ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhej se s’do të ketë kurrë më konflikt dhe luftë.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar, dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë, të quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”, ka pyetur Kurti.

Ai ka folur edhe për kundërshtimin e tij për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se kjo do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re.

Lajme të ngjashme