Kurti flet për ekspozitën: Kishte gabime, por një e tillë e saktë duhet të vendoset sa më parë
Albin Kurti ka folur për ekspozitën që nxiti shumë reagime në Kosovë.
Ai ka thënë se ajo kishte pasaktësi.
“Sa i përket ekspozitës e cila mesa mora vesh është larguar, aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, kishte të tilla me gabime në tekst, ato duhet të korrigjohen e përmirësohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës, por edhe para nesh. Për shkak se ju e dini që një pjesë e konsiderueshme e popullësisë, ose kanë qenë fëmijë në kohën e luftës e nuk e mbajnë mend qartë. Në anën tjetër kemi të ri e të reja që kanë lindur pas luftës, kjo ekspozitë është e rëndësishme për të ardhmen tonë. Është e rëndësishme për aspektin ndërkombëtar, që bota të mos harrojë se çmimi i lirisë e pavarësisë ishte shumë i lartë. Një ekspozitë e saktë e drejtë dhe e plotë, mbi të gjitha, natyrisht e vërtetë për krimet e Serbisë, duhet të rikthehet sa më parë. Madje, një datë optimale do të mund të ishte qershori, përkatësisht koha kur shënojmë përvjetorin e 27 të çlirimit”, tha Kurti.