Kurti: Finlanda model për Kosovën - NACIONALE

Kurti: Finlanda model për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se Finlanda është një vend model për Kosovën, sepse ajo ilustron shumë nga vlerat dhe aspiratat tona kyçe.

Keto komente Kurti i bëri në në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi ndihmen që Kosova ka marrë nga shteti finalndez.

‘’Agjencia Finlandeze e Zhvillimit Ndërkombëtar ka qenë e rëndësishme në mbështetjen e projekteve jetike në edukimin për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, kujdesin shëndetësor dhe më shumë”, shtoi Kurti, përcjell Klan Kosova.

Miqtë më të mirë nuk janë vetëm shoqërues në gëzim, por mentorë në të mësuar”, tha Kurti, duke shtuar “se Kosova është ambicioze dhe e përkushtuar që t’i pasqyrojë këto vlera të progresit social, sigurisë, inovacionit dhe t’i bashkohet institucioneve euroatlantike dhe evropiane”.

Lajme të ngjashme