Deda për Qeverinë: Bislimi i papërvojë, Kurti është duke e mësuar politkën ndërkombëtare
Ilir Deda, ish deputet në intervistën e tij të parë pas një pause 4 vjeçare në Klan Kosova, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke e mësuar politikën ndërkombëtare.
“Qeveria e sotme ka pas shumë pak njerez me përvojë, të cilët kanë qenë të përfshirë direkt në procesin e dialogut. Besnik Bislimi kurrë nuk është marrë më dialog. Në këtë qeveri po, ka bërë përvojë. Albini njëjtë, është duke e mësuar politikën nderkombëtare”, tha ai.
“Unë nuk mendoj që ai dhe Vjosa, e kanë lehtë me qenë udhëheqës të shtetit duke ardhur me një platformë, progresive e transformuese në pushtet e shteti me qenë në qeveri, e vendi me qenë i izoluar, prej shteteve perëndimore”, tha Deda.
