Kurti fillon të përmirësohet, në videon e dytë në xhip e vendos rripin e sigurisë - NACIONALE

Kurti fillon të përmirësohet, në videon e dytë në xhip e vendos rripin e sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga opozita e figura të ndryshme për mungesë të punëve zhvillimore për vendin. Sidoqoftë, duket se ai, të paktën, ka bërë një përmirësim në aspektin e sigurisë personale.

Në një video të publikuar javën e kaluar, kryeministri Kurti u pa duke folur brenda një veture zyrtare në lëvizje. Ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurisë.

Sidoqoftë, të martën, Kurti nuk e bëri gabimin e njëjtë. Mbi trupin e tij shihet rripi i sigurisë gjatë vozitjes me xhip. Mbase ndryshim i vogël, por është diçka që bie në sy.

Për sigurinë e kryeministrit përkujdeset Njësiti për Mbrojtje të Afërt i Policisë së Kosovës, por për disa hollësi – siç është vendosja e rripit të sigurisë në veturë - duket të kujdeset edhe vetë shefi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme