Kurti falënderon "me gjithë zemër", Martin Berishajn, Elvis Hoxhën, Boiken Abazin etj.
Kryeministri i Kosovës njëherit edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka falënderuar disa nga ministrat, deputetët e anëtarët e tjerë për kontributin e tyre ndaj sukseseve të qeverisë.
Kurti në mes emrave ka përmenduar edhe ambasadorin e Kosovës në Koraci, Martin Berishaj që dyshohet se është i përfshirë në skandal financiar në Slloveni dhe që po hetohet nga Prokuoria për mosdeklarim të pasurisë.
Kurti për Berishajn ka thënë “u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´iu përkushtuar detyrës së re”.
Gjithashtu, Kurti ka përmendur edhe Arben Vitinë, që dikur ishte ministër i Shëndetësisë.
Më tej, për aktivizëm Kurti ka falënderuar edhe Elvis Hoxhën, Boiken Abazin dhe Ajet Poterën e të tjerë.
“Këto edhe punë të tjera, të cilat i kemi prezantuar e vazhdojmë t´i prezantojmë në qeveri, janë meritë edhe e angazhimit dhe e kontributit të kryesisë së kaluar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Një pjesë e asaj kryesie sot janë në pozita të rëndësishme shtëtërore.”
“Glauk Konjufca sot mban rolin tejet të rëndësishëm shtetëror, atë të Kryetarit të Kuvendit. Besnik Bislimi është sot zv. Kryeministër i parë, i ngarkuar për integrimet evropiane, zhvillimin dhe dialogun. Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci, janë ministra, siç ishte për një kohë edhe Arben Vitia. Fatmire Kollçaku, Hydajet Hyseni, Fitore Pacolli, Tinka Kurti, Arbër Rexhaj janë deputetë të nderuar të Kuvendit të Kosovës, dy prej tyre udhëheqin edhe komisione parlamentare.”
“Dejona Mihali, Mytaher Haskuka, Mevlyde Hyseni, Arlind Manxhuka, Ajet Potera, Boiken Abazi, Elvis Hoxha, Arbër Zaimi, kanë mbajtur pozita në strukturat organizative të Lëvizjes, duke mundësuar ecjen përpara të organizatës ndërkohë që ne të tjerët u angazhuam me qeverinë.”
“Martin Berishaj sot është ambasador, dhe u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´iu përkushtuar detyrës së re. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Sami Kurteshin, sot anëtar i KQZ, si dhe me Kreshnik Ahmetin, sot zv.ministër i në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Të gjithë këta i falënderoj, secilin me gjithë zemër, me mirënjohje shumë të madhe për punën që e kanë bërë. Jam i sigurt se e kanë bërë këtë punë jo për mua, po as për veten e tyre. E kanë bërë me idealin më të lartë kombëtar e shoqëror, dhe vlerësoj se kanë bërë punë shumë të mirë.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

