Kurti entuziazmohet me riemërimin e Vitisë: Ministri më i mirë rikthehet në krye të shëndetësisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, duket se i është gëzuar rikthimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë.
Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka shkruar se në këtë Ministi u rikthye “ministri më i mirë”.
“Ministri më i mirë i shëndetësisë rikthehet në krye të shëndetësisë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e saj në Facebook.
Përndryshe, Arben Vitisë iu besua për herë të tretë kjo ministrit, e cila tash e rreth 80 ditë ka qenë me ushtrues detyre, pasi që në fillim të muajt tetot të këtij viti, ish-ministri Rifat Latifi kishte ofruar dorëheqjen.
