Kurti emëron një zëvendës ministër të ri
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se i pari i qeverisë, Albin Kurti, ka nemëruar Zëvendës Minisistër të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.
Kurti e uroi z. Uglari për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Elldin Uglari, zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal.Kryeministri Kurti e uroi z. Uglari për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.