Kurti emëron Nenad Vukmirovic, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit ku thuhet:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmirovic, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”.
Para pak ditësh, Radoica Radomiroviq është shkarkuar nga kjo pozitë.
“Po, sapo mora një e-mail nga Zyra e Kryeministrit që më kanë liruar nga detyra”.
“Bomba po gjuhen mbi kolegët e mi në veri, kolegët e mi ndalohet në Serbi, a këto shoqëruesit e afërt të Rashit lëvizin lirshëm nëpër Serbi” - tha Radomiroviq, duke iu përgjigjur këtyre akuzave që, sipas tij, Rashiqi ka shtruar ndaj tij te Qeveria e Kosovës.