Kurti e thumbon opozitën edhe në Washington: Do mërziten që s'do jem nesër në Kuvend gjatë ratifikimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nesër në Kuvend do të dërgohet për ratifikim marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së, e cila pritet të arrihet pas pak në SHBA.
Kurti këtu ka ironizuar me opozitën, para të pranishmëve në një prej sallave të Kongresit Amerikan, ku ka thënë se do të jetë i mërzitur që nesër nuk do të jetë në Kuvend, “kur t’a përkrah opozita”.
“Unë dhe ministrja Rizvanolli ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa, por edhe në vlera. Unë duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që ministrja Rizvanolli dhe unë do të mungojmë një prej rasteve të ralla kur opozita na përkrah neve. Jam serioz, jam shumë i sigurt që edhe ata do të mërziten”, ka thënë ai.
Ndryshe, të pranishëm në këtë ceremoni nga Kosova janë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Artane Rizvanolli, e cila do ta nënshkruajë marrëveshjen.