Kurti e Sveçla në konferencë për media, do flasin për projektligjin për pagat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë paralajmëruar një konferencë për media.
Sipas njoftimit, ata do të flasin për projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publik.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kjo konferencë do të mbahet në Qeverinë e Kosovës.