Kurti e refuzoi, por Osmani nesër e takon Edi Ramën në ora 16:00
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, do të takohet nesër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas njoftimit të presidencës, takimi do të zhvillohet nga ora 16:00.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim.
Kujtojme që Albin Kurit, kryeministër i Kosovës, e ka refuzuar takimin me Ramën, me pretekstin se nuk do të takohet me Ramën, pa pasur mbledhje mes dy qeverive.