Kurti e pret nesër në takim presidentin e Këshillit Evropian
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të qëndrojë nesër në Kosovë për vizitë.
Ai pritet që në kuadër të angazhimeve zyrtare të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Takimi është planifikuar të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, me fillim në orën 11:40.
Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të realizojnë pamje nga pritja zyrtare në oborrin e Qeverisë. Mediat janë udhëzuar që të jenë të pranishme në vendin e ngjarjes jo më vonë se ora 11:30.