Kurti e pret në takim bordin e ri të Trepçës: Flasin për veprime të menjëhershme e plane afatgjata - NACIONALE

Kurti e pret në takim bordin e ri të Trepçës: Flasin për veprime të menjëhershme e plane afatgjata

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim anëtarët e ri të Bordit të Trepçës, që u votuan javëen e ardhshme.

Në takim, sipas komunikatës, është diskutuar për veprime të menjëhershme dhe plane afatgjata këtë ndërmarrje.

Komunikata:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike "Trepça", të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit.

Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor.

Lajme të ngjashme