Kurti e pret mërgatën në takim në "Ballkonin e Hapur"
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, në ka pritur në takim mërgatën.
Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë dhe qëndrim sa më të mirë pranë familjeve, në fjalën përshëndetëse, kryeministri Kurti tha se mërgata është edhe e pafundme në ide, por edhe e panumërt në veprim.
“Pra jemi përpjekur që bashkatdhetarët kur të vijnë për pushime në vendlindje të mos vinë vetëm tek familja e farefisi, por të vijnë edhe tek institucionet e shtetit, për të cilët pikërisht mërgata jonë ka kontribuar aq shumë dhe ka funksionuar si një ambasadë e jona edhe atëherë kur nuk e kishim pavarësinë”, tha ai.
“Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz si ju – jo vetëm si mysafirë që vijnë për pak ditë, por si partnerë të zhvillimit, si bashkëkrijues të së ardhmes sonë. Ne nuk flasim më për “trurin që ikën” – ne flasim për zemrën që nuk harron dhe inteligjencën që zbulohet. Për ata që, edhe pse kanë ndërtuar jetë të suksesshme jashtë, kanë ruajtur mallin, lidhjen dhe përgjegjësinë për vendin prej nga vijnë”, tha ai.