Kurti e pret Hykollin në zyrë, s’arrijnë zgjidhje për ndërprerjen e grevës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë takuar sot kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli.
Qeveria përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur rse takimi ka zgjatur për më shumë se një orë, ku është diskutuar kërkesa e sindikatave për shtesën prej 100 euro dhe veprimet e Qeverisë.
Sidoqoftë, as në këtë takim nuk është arritur ndonjë zgjidhje që të ndërpritet greva.
“Kryeministri Kurti e njoftoi z. Hykolli se Projektligji për Pagat e Sektorit Publik këtë javë ka përfunduar fazën e konsultimeve paraprake dhe se gjatë javës që po vjen do të dalë në konsultime publike, teksa e ftoi BSPK-në që të bëhet pjesë e këtyre konsultimeve”, thuhet në komunikatën për media.
Vlen të theksohet se edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci zhvilloi këto ditë takime me SBASHK-un, ku po ashtu nuk pati marrëveshje mes dy palëve.
