Kurti e Murati nesër vizitojnë Doganën, pritet të flasin për media
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, nesër do të vizitojnë Doganën e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Media e Doganës.
Përmes një njoftimi për media, Dogana ka bërë të ditur se vizita e tyre do të fillojë në orën 08:30.
Në fund të vizitës, bëhet e ditur se do të ketë edhe prononcim për media.
“Vizita e kryeministrit zgjat rreth një orë si dhe në fund të vizitës do të ketë prononcim për media nga Kryeministri z. Kurti, Ministri z. Murati si dhe nga Drejtori I Përgjithshëm z. Llugaliu” thuhet në njoftimin e Doganës.