Kurti e Gërvalla në ShBA, Dimal Basha tregon se do të marrin pjesë në dy tubime të VV-së - NACIONALE

Kurti e Gërvalla në ShBA, Dimal Basha tregon se do të marrin pjesë në dy tubime të VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ta marrë pjesë në dy tubime të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç ka njoftuar deputeti Dimal Basha, e pranishme do të jetë edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Tubimet, sipas këtij njoftimi, do të mbahen në New Jersey dhe Connecticut.

Vlen të theksohet se në ShBA po qëndron edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme