Kurti e Gërvalla iu shtrojnë darkë ambasadorëve e miqve: Folëm se sa u zhvillua vendi vitet e fundit - NACIONALE

Kurti e Gërvalla iu shtrojnë darkë ambasadorëve e miqve: Folëm se sa u zhvillua vendi vitet e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e zëvendësja e tij, Donika Gërvalla kanë darkuar me ambasadorë, përfaqësues e miq që erdhën në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit.

Kjo e fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në darkë u bisedua për “progresin e jashtëzakonshëm” që Kosova ka arritur “viteve të fundit”.

“Diskutuam po ashtu për të gjitha sfidat dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar tutje Gërvalla.

Postimi i plotë:

Me miq të shumtë të Kosovës, të ardhur për të festuar 25-vjetorin e çlirimit ndamë progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Republika e Kosovës gjatë viteve të fundit në zhvillim ekonomik, zhvillim të demokracisë, sundim të ligjit,dhe angazhimin në rrugën euroatlantike.

Së bashku me Kryeministrin Kurti patëm një darkë pune me ambasadorë, përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, përfaqësues të BE-së, ekonomistë, këshilltarë dhe zyrtarë të organizatave të njohura ndërkombëtare, të cilët morën pjesë në Samitin Ballkani Perëndimor 2024, "Shfrytëzimi i potencialit ne rajon”, në Prishtinë.

Diskutuam po ashtu për të gjitha sfidat dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme