Kurti e fajëson agresionin rus në Ukrainë për inflacionin - NACIONALE

Kurti e fajëson agresionin rus në Ukrainë për inflacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me inflacionin në Kosovë, ku ka fajësuar agresionin rus në Ukrainë.

“Kemi pasur inflacion është e vërtetë, dhe shkaqet janë prej krizës energjetike dhe agresionit rus në Ukrainë e deri të struktura jonë e ekonomisë që ka shumë import me deficit rëndues tregtar,”-ka thënë ai i ftuar në emisionin Rubikon.

Ai më tej ka shtuar se gjithandej ka inflacion, dhe shumë vende kanë inflacion më të lartë se sa ne.

“Vetëm Shqipëria e ka inflacionin më të ulët se ne. Afër 4% rritje ekonomike, pasi të hiqet inflacioni besoj që ka qenë një rritje e mirë ekonomike dhe duke mos harruar që jemi kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë,”- është shprehur më tej ai.

Ndër më pas, duke folur për shtesat për fëmijë dhe gratë lehona, Kurti ka thënë se edhe pse mund të duken pak, të gjithë po i marrin

“Dikujt mund t’i duken pak shtesat për lehonat 170 euro, automatikisht bëhen 264 kur kalon ligji për pagën minimale që s’ka ndodhur ende,”- ka thënë ai, duke shtuar se dikujt mund t’i duken pak 20 euro për fëmijët, por që të gjithë po i marrin, kanë nevojë.

“Po të ishin të shpërfillshme nuk do t’i merrnin nënat, të gjithë po i marrin,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme