Kurti e emëron edhe një zv.ministër, Agon Batusha në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal - NACIONALE

Kurti e emëron edhe një zv.ministër, Agon Batusha në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka emëruar të premten një tjetër zëvendësministër.

Agon Batusha është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Agon Batusha në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Batusha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme