Kurti e çon në qiell qeverinë e tij: Jemi të pakrahasueshëm
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur sot gjatë ditës në Lëvizjen Vetëvendosje për sukseset e arritjet e Qeverisë së tij.
Madje, ai u mburr shumë me qeverisjen e tij, duke thënë qeverisja e tij dhe VV-së janë të pakrahasueshëm.
“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Në krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbete prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar.” - deklaroi Kurti.