"Pite me spinaq", Kurti e Çeku i shkojnë për darkë avokatit Arianit Koci
Avokati Arianit Koci ka pritur në darkë kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun.
Koci ka njoftuar se në këtë darkë kanë ngrenë pite me spinaq.
Ai tutje ka thënë se vizita e Kurtit në konakun e Kocve, ishte për respektin ndaj babës së tij, kompozitorit Akil Koci.
“Pitën me spinaq më të mirën në Kosovë dhe më gjerë, e bën Merita. Ky ishte konkluzioni i përbashkët i të gjithë neve, në krye me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku. Natyrisht, vizita në konakun e Kocve e kreut të qeverisë Albin Kurti ishte respekti ndaj babës, kompozitorit Akil Koci. I nderumi të nderon!” – ka shkruar avokati Koci.
