Miftaraj për VV-në: Mallkimi dhe diagnoza për secilin që i kundërshton, e vetmja ekspertizë që na kanë dëshmuar
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për përpjekjet për të njollosur Gjykatën Kushtetuese si pasojë e “dështimeve të tyre për të hartuar politika dhe ligje në pajtim më Kushtetutë”.
Ai ka thënë se e vetmja ekspertizë e dëshmuar nga partia në pushtet është “propaganda, vajtimi, mallkimi dhe diagnoza për secilin që nuk iu nënshtrohet ose edhe i kundërshton”.
Postimi i plotë:
LVV dështimet e tyre për të hartuar politika dhe ligje në pajtim më Kushtetutë dhe përpjekjet me i kap ose shkatërru institucionet përmes ligjeve po i kompenzon duke akuzuar, njollosur dhe sulmuar Gjykatën Kushtetuese.
Prej vitit 2020, janë më shumë se tre vite të plota në pushtet, dhe të vetmen ekspertizë që na e kanë dëshmuar është propaganda, vajtimi, mallkimi dhe diagnoza për secilin që nuk iu nënshtrohet ose edhe i kundërshton.
Na kanë lodh me vajtime e ankesa koti! Me iu thanë punoni najsen, ka kundër efekt, se edhe kur të punojnë e bojnë keq ose shumë keq.