Kurti e Abazoviq nënshkruajnë një marrëveshje për shërbimet ajrore
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka mirëpritur në Qeverinë e Kosovës Dritan Abazoviqin, kryeministër në detyrë i Malit të Zi.
Në videon e postuar nga kryeministri Kurti, është njoftuar që dy liderët shtetërorë kanë nënshkruar një marrëveshje.
“Nënshkruhet marrëveshja për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi” – thuhet në mbishkrimin e videos së botuar nga kryeministri Kurti.
Ndryshe, Abazoviq po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.