Kurti: Duhet ta presim aktgjykimin, ky i 8 gushtit ishte veç njoftim
Albin Kurti, ka komentuar, më në fund, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, sërish, nuk ka thënë asgjë.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur me 26 qershor dhe me 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha shkurt Kurti.
Këtë deklaratë e bëri pas përfundimit të ceremonies për pranimin e doganierëve të rinj.