Kurti: Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, nuk është çështje private - NACIONALE

Kurti: Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, nuk është çështje private

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar gjitha vajzat dhe grat e Kosovës që të raportojnë dhunën ndaj tyre.

Përmes një video-mesazhi, ai ka thënë se dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, nuk është çështje private.

“Dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore dënohet. Rastet e dhunës nuk duhet të mbahen të heshtura, duhet të raportohen. Një në tri gra, gjatë jetës së saj, pavarësisht prejardhjes, moshës, a profesionit, preket nga ndonjë lloj i dhunës. Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore nuk është çështje private. Nuk mundet të mbete prapa dyerve të shtëpisë, apo e izoluar. Dhuna nuk tolerohet”, ka thënë Kurti.

Ai iu ka bërë thirrje edhe institucioneve përgjegjëse që të trajtojnë me prioritet këtë krim. “Siguria mirëqenia dhe dinjiteti i grave duhet të mbrohet. Zinxhiri i reagimin për raste e dhunës në familje do të forcohet, andaj raporto dhunën”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme