Kurti dhe Sveçla presin në takim komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në vend - NACIONALE

Kurti dhe Sveçla presin në takim komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në vend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur në takim e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.

Përmes një njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se temat kryesor ishte situata e sigurisë në vend, si edhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe misionit të NATO-s në vendin tonë.

“Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit. Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë.” – thuhet në njofim.

Lajme të ngjashme