Kurti dhe Borrell bisedojnë për kornizën e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Kjo telefonatë mes Kurtit dhe Borrellit, erdhi pas takimit të kryeministrit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë.
“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Tutje u bë e ditur se Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.
