Kurti dështon të ofrojë prova: Jemi dëshmitarë se ka investime në keqinformim - NACIONALE

Kurti dështon të ofrojë prova: Jemi dëshmitarë se ka investime në keqinformim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka sulmuar mediat për raportimet e tyre duke thënë se ‘ka investime në keqinformim’ por pa ofruar prova për një gjë të tillë.

Kurti ka thënë se më nuk do të komentojë asnjë gjë që nuk ka të bëjë me Qeverinë duke ftuar edhe vartësit e tij që të veprojnë njejtë si ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos-komentohet komentimi, duke ndaluar efektivisht vartësit e tij që të marrin pjesë në debatin publik.

Qeveria Kurti është kritikuar në vazhdimësi për mos-transparencë dhe për gjuhë të urrejtjes e mosdurimit ndaj medieve të Kosovës.

Më poshtë gjeni fjalimin e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së:

Jemi dëshmitar që ka investime në keqinformim dhe në përçarje e çoroditje të opinonit publik, ka edhe njerëz dhe ndonjë kanal medial në Kosovë që interesim medial e ka që të besohet më shumë lajmi me origjinë nga Beogradi sesa lajmi me origjinë nga Prishtina. Pavarësisht se ne po japim shembull për korrektësi dhe vërtetësi, nga Beogradi vijnë lajme të rrjeshme

I bëjnë jehonë çka thotë filani e fisteku pastaj më thonë mua e minsitrave, pse nuk e komenton atë çka tha ai, pse nuk po flet, çka po fsheh

Një gjë po e them sot e mbase nuk do ta përsërisë më, çdo komunikim i imi për media si kryeministër do të jetë vetëm në interesin e Kosovës dhe për asgjë tjerët dhe për Lëvizjen vetëm për Lëvzjen dhe asgjë tjetër.

Nuk jam unë në pozitë që të komentojë gjithçka sepse ajo prishë punë madje i këshillojë gjithë vartësit e mi ta ndjekin këtë shembull"

Duhet ta ulimi pakëz këtë zhurmën e spektaklit dhe të komentimit për komentimet pa mbarim dhe për gjithçka sepse vetëm ashtu mund të dëgjojmë njeri-tjetrin

Lajme të ngjashme