Kurti i dënon sulmet ruse: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë, është bashkëpunëtor në pasojat e saj - NACIONALE

Kurti i dënon sulmet ruse: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë, është bashkëpunëtor në pasojat e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në dënimin e sulmeve të Rusisë ndaj zonave civile në Ukrainë.

Në shkrimin e tij në Twitter, Kurti e ka "goditur" drejtpërdrejt edhe Serbinë, duke thënë se cilido shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë, është i përshirë në pasoja.

U bashkohem ShBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë të tjerë në dënimin e sulmeve britale të Rusisë ndaj zonave civile në mbarë Ukrainën. Sot, bota demoraktike duhet të flasë me një zë: Cilido shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mesin e kësaj lufte të tmerrshme, është i përfshirë në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Rusia të hënën ka kryer sulme hakmarrëse ndaj Ukrainës, pas shpërthimit në urën që e lidh Rusinë me Krimenë.

Lajme të ngjashme