Kurti dënon djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit: QUINT-i dhe Zyra e BE-së duhet ta dënojnë aktin kriminal
Kryeministri Albin Kurti ka dënuar djegien e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
Ai ka bërë me dije se elementet kriminal të kësaj komune kanë zgjedhur pikërisht 8 Marsin ta frukesojnë zyrtaren komunale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se edhe ambasadorët e Quint-it dhe shefi i Zyrës së BE-së duhet ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal.
“Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, ka shkruar Kurti.