Kurti çlodhet me filozofi në ishullin grek, Zogaj: Përbuzje e nevojave të qytetarëve, papërgjegjësi edhe etike - NACIONALE

Kurti çlodhet me filozofi në ishullin grek, Zogaj: Përbuzje e nevojave të qytetarëve, papërgjegjësi edhe etike

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Alban Zogaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Albin Kurtit, i cili gjendet duke u çlodhur në një ishull grek, duke marrë pjesë në një simpozium filozofie në Greqi.

Zogaj e quajti “papërgjegjësi të plotë” udhëtimin në kapacitet krejt personal të Albin Kurtit, i cili në ndërkohë as votën e vet nuk e ofroi sot në Kuvend të Kosovës.

Postimi i Zogajt:

Në një kohë kur vendi është në krizë të thellë politike e ekonomike, kur Kuvendi ka dështuar 48 herë radhazi të konstituohet, dhe kur qytetarët po përballen me papunësi, rritje të çmimeve dhe mungesë perspektive, deputeti Albin Kurti, zgjedh të marrë pjesë në seminare në Greqi, larg realitetit të dhimbshëm të qytetarëve të tij.

Kur vendi është pa institucione funksionale, kur nuk ka Qeveri legjitime, dhe kur krizat e njëpasnjëshme po thellohen çdo ditë, ky akt përfaqëson një shkëputje të plotë nga përgjegjësia politike dhe etike.

Në vend të përballjes me krizën dhe të marrjes së përgjegjësisë për gjendjen ku është katandisur vendi, Kurti vazhdon me agjenda paralele dhe simbolika pa substancë, ndërkohë që qytetari i Kosovës nuk ka qeveri, nuk ka zgjidhje, dhe nuk ka zë që ta përfaqësojë realisht.

Kjo nuk është vetëm shmangie nga përgjegjësia, por një përbuzje për nevojat e njerëzve që çdo ditë e më shumë po humbasin besimin në sistem dhe në politikanët që e kanë degraduar atë.

Lajme të ngjashme