Kurti bisedon në telefon më të dërguarin e posaçëm britanik për Ballkanin Perëndimor
Zyra e kryeministrisë ka njoftur se kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Në njoftim thuhet se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabetë II. Ndërkaq Kurti foli edhe për angazhimin e Qeverisë për t’u bërë Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s.
“Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjërë.Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s. Ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, Kryeministri potencoi se Republika e Kosovës ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian”, thuhet ndët tjerash në njoftimin e kryeministrisë.
