Kurti bashkë me Aliun marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë - NACIONALE

Kurti bashkë me Aliun marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se sot do të bëhet inagurimi i fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas njoftimit, përveç ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Ceremonia mbahet në rrugnë Prishtinë-Podujevë te vendi i njohur si Qeshmja te Kulina, me filim nga ora 09:00.

“Ju njoftojmë se sot më 03 Korrik 2023 (E Hënë), Kryeministri z. Albin Kurti, shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë, do të bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve. Adresa: Rruga Prishtinë-Podujevë, tek Qeshmja te Kulina. Duke filluar nga ora 09:00. Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje!” – thuhet në njoftim.

Përndryshe kjo rrugë ishte premtuar se do të përfundojë në vitin e parë të Qeverisë Kurti, ndërkohë janë bërë më shumë se dy vite te qeverisë së udhëhequr nga Kurti.

Lajme të ngjashme