Kurti: Asociacioni që po kërkon Serbia do ta minonte kushtetutën tonë - NACIONALE

Kurti: Asociacioni që po kërkon Serbia do ta minonte kushtetutën tonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Asociacioni që po kërkon Serbia "do të minonte Kushtetutën e Kosovës", gjatë një adresimi komunitetit të Harvardit në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

Sipas tij, pa e njohur fillimisht Kosovën, Serbia "përmes Asociacionit do të kërkonte të merreshin fuqi ekzekutive qoftë nga qeveria, qoftë nga komunat, gjë që do ta minonte Kushtetutën tonë".

“E njëjta gjë vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse, të cilat gëzojnë zona të veçanta mbrojtëse, nga dhjetëra hektarë, deri në mijëra hektarë. Kësaj kërkese do t’i duhej një qeverisje nga një shtresë që nuk është e rregulluar ligjërisht për të ofruar gamën e gjerë të mbrojtjeve, të cilat rendi i tanishëm tani veçse i ofron. Ky është një rast kur kërkesa për më shumë, është në fakt një ofertë për më pak”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme