Kurteshi: Në dy muajt e parë të vitit 2025 kemi regjistruar 360 raste të reja me kancer
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka treguar se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 360 raste të reja me kancer.
Ai ka bërë me dije këta persona janë prekur nga lloje të ndryshme të kancerit.
Kurteshi ka thënë se kjo shifër është gati 50 pacientë më shumë se vitin e kaluar.
“Në vitin 2024 ne kemi regjistru rreth 2150 raste me kancer, përafërisht numër të njëjtë sa në vitin 2023. Edhe pse gjatë vitit 2023 kemi patur muaj kur ka patur trend të ngritjes ose regjistrimit të rasteve të reja më shumë kurse disa muaj të tjerë kemi patur ulje por në total kemi një numër përafërisht të njëjtë prej 2150 rastesh në të dy vitet dhe kjo është një shenjë e mirë meqenëse ka një stabilitet. Por ajo që na shqetëson ne është që këto dy muajt e parë të vitit 2025 ne kemi regjistruar 360 raste ose në klinikë janë paraqitur për herë të parë rreth 360 raste të reja me kancer të llojeve të ndryshme dhe është gati 50 pacientë më shumë se sa në vitin 2024 pra është një trend siç duket në fillim në ngritje pra kemi një rritje të këtyre numrave”, ka thënë për gazetën Blic.