“Kur të përmendet Hashim Thaçi, duhet të ngritemi në këmbë” — Reagon djali i ish-presidentit pas deklaratave të Ramës
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka reaguar me një fotografi në Instagram, pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për babanë e tij.
Endriti ka publikuar deklaratën e Edi Ramës kur në parlamentin shqiptar u tha deputetëve të PD-së “Kur të përmendet Hash Thaçin duhet të ngiteni në këmbë”.
Endriti ka shpërndarë një video të këtij fjalimi të Ramës, në rrjetet sociale.
