“Kur jena te frizerkat…”, Glauk Konjufca operon me terme të militantëve për ta fyer Vjosa Osmanin
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca me anë të një fjale të mbajtur gjatë parafushatës, duket se e ka lëshuar gjuhën për tokë. Që nga ndarja politike e Vjosa Osmanit me Vetëvendosjen, militantët e kësaj partie ish-Presidentes i kanë vendosur nofkën pezhorative, “frizerka”, dhe stafit të saj, “frizerkat”. Ky term i cili zakonisht po përdoret në rrjete sociale nga militant të thjesht, që s’mbajnë asnjë funksion por që etiketojnë, ofendojnë e kërcënojnë njerëz në rrjete sociale, duket se i ka pëlqyer Glauk Konjufcës.
Konjufca i cili ishte edhe kandidat për president të Kosovës, tallet dhe shkakton të qeshura tek sa thotë, “…qyre kur jena te frizerkat (lejon hapsirë që të gjithë të qeshin), kur jena te frizerkat, tash…”.
Ish-ministrja e Jashtme dhe këshilltarja e ish-Presidentes Vjosa Osmani, e ka quajtur gjuhë përçarëse dhe tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani këtë gjuhë.