Kur ishte shteti në dijeni se do të ketë krizë energjetike? Përgjigjet ministrja Rizvanolli - NACIONALE

Kur ishte shteti në dijeni se do të ketë krizë energjetike? Përgjigjet ministrja Rizvanolli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot është intervistuar nga Komisioni hetimor për krizën energjetike.

Rizvanolli në këtë komision është pyetur se kur ka qenë ministria në dijeni se do të ketë krizë energjetike, derisa u përgjigj se çmimet në Evropë filluan të ngriteshin që nga muaji gusht.

“Siç e thash edhe më herët, ne e kemi parë kur çmimet kanë filluar të ngriten në Evropë, situata ka shkuar duke u përkeqësuar le të themi, vështirësia ka tejkaluar parashikimet. Nëse flasim për gusht, ka qenë një periudhë kur çmimet kishin filluar të rriteshin në Evropë, por ende kanë qenë në suaza të normales, por jo diçka e jashtëzakonshme dhe e paprecedentë”, ka thënë ajo.

Rizvanolli tutje para këtij komisioni ka deklaruar se kanë qenë në dijeni se dimri do të jetë i vështirë, megjithatë, ajo shtoi se kriza ka tejkaluar edhe pritjet e tyre.

“Kemi qenë të vetdijshëm që dimri mund të jetë i vështirë, por jo aq i vështirë, sepse parashikimet nuk ishin se do të jetë aq i vështirë. Ka tejkaluar edhe pritjet tona si vend, kemi qenë të vetëdijshëm se do të ketë vështirësi, por nuk kemi parashikuar se niveli i vështirësisë do të jetë aq i vështirë”, tha ajo./Nacionale.com/