“Kundërshtuan marrëveshjen e Ohrit”, Pozhari pyet mos janë anti-amerikanë Abdixhikun e Krasniqin - NACIONALE

“Kundërshtuan marrëveshjen e Ohrit”, Pozhari pyet mos janë anti-amerikanë Abdixhikun e Krasniqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PKD-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takimin e 18 marsit në Ohër.

Abdixhiku dhe Krasniqi kanë deklaruar se “marrëveshja e arritur është dështim i madh”, pas kësaj Pozhari ka publikuar deklaratën e Ambasadorit të Amerikës, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se marrëveshja e arritur është e rëndësishme.

Duke e krahasuar deklaratat e Abdixhikut dhe Krasniqit me deklaratën e Hovenier, Pozhari ka pyetur se mos kreu i PDK-së dhe i LDK-së janë anti-amerikanë.

Postimi i plotë i tij:

Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku: Marrëveshja e arritur është dështim i madh

Ambasadori i Amerikës, Hovenier: Një marrëveshje e rëndësishme është arritur. SHBA-ja do të ofrojë përkrahje të plotë për zbatimin e plotë të këtyre detyrimeve në përputhje me angazhimet tona afatgjate për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit.

Tash a po i bjen që Memli e Lumiri janë anti-amerikanë, a qysh? Se diçka mu ka pshtjellë.

Lajme të ngjashme