Kundër-Korrupsioni nis trajtimin e rastit ku anëtarët e Bordit të BQK-së ia rritën kompensimin vetes
Gazeta Nacionale me një seri prej dy shkrimeve, ka sjellur detaje lidhur me një vendim të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës që u mor në muajin mars.
Dy anëtarët e Bordit, Bashkim Nurboja e Nora Latifi-Jashari votuan pro që të rritet kompensimit për anëtarët e Komitetit të Auditmit në BQK.
Kjo duke ditur paraprakisht, se së paku njëri prej tyre, sipas ligjit, do të ishte pjesë e këtij Komiteti. Sepse Ligji për BQK-në përcakton që dy anëtarë të Bordit, janë edhe anëtarë të Komitetit të Auditmit.
Pas raportimit të Nacionales, pati dyshime të forta se në këtë rast ka pasur edhe konflikt të interesit.
Agjencia Kundër-Korrupsion tashmë ia ka konfirmuar Nacionales se ka nisur ta trajtojë këtë rast.
“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e konfirmon pranimin e kësaj informate dhe të njëjtën do ta trajtoj konform legjislacionit në fuqi, përkatësisht Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, nr. 06/l -01, dhe sipas afateve ligjore gjegjëse”, thuhet në përgjigje e tyre.
Raportimet e Nacionales:

