Kulla për dy të arrestuarit për spiunazh: Kanë pasur plan për të filluar luftë civile në Kosovë - NACIONALE

Kulla për dy të arrestuarit për spiunazh: Kanë pasur plan për të filluar luftë civile në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kulla, analist i sigurisë nga Shqipëria, ka komentuar arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë.

Duke folur për arrestimin e tyre, Kull aka theksuar se dy të dyshuarit dyshohet se krijonin thashetheme kundër luftës së UÇK-së.

“Plani i tyre, siç e sheh edhe nga përgjimi, ka qenë konkret. Kësaj radhe serbët nuk duan të destabilizojnë vetëm veriun, por duan të destabilizojnë enklavat poshtë, të krijojnë incidente nëpër enklava nëpërmjet shqiptarëve” – tha Kulla.

Tutje, Kulla vlerësoi se ka pasur plan operativ për të filluar luftë civile në Kosovë.

“Duke qartë që pasur plan operativ për të filluar luftë civile në Kosovë në enklavat …Këta janë agjentë operativ që krijojnë thashetheme, ndjekin thashethemin, kanë krijuar dëshmitar sekret për në Hagë ku po gjykohen Hashimi, Jakupi, Rexhepi dhe Kadriu” – ka shtuar tutje Kulla.

Lajme të ngjashme