Krasniqi kujton 12 vjetorin e opinionit të GJND-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.
"Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare", shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Në këtë opinion konstatues GJND pati arritur në një përfundim të favorshëm rreth shpalljes së pavarësisë, duke përmbyllur se ajo ishte bërë në një formë të pajtueshme me të drejtën ndërkombëtare.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: