Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Agim Veliu duhet të jetë pjesë e listës së partisë për zgjedhjet e shtatë qershorit.

Ai në Pressing ka thënë se ka folur për këtë çështje, por nuk ka arritur të zgjidhë brenda partisë.

“Bën Agim Veliu, absolutisht, do të duhej të ishte edhe në procese të tjera, kam folur shumë për atë gjë dhe nuk kam arritur ta zgjidh atë çështje…Mendoj që duhet të jetë.

Po, jam përpjekur në mënyrë të veçantë për rastin e Agimit, për shkak të çfarë përfaqëson Agimi, por edhe për shkak të raportit personal”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme