“Kujdes për personat e ndjeshëm”, IKShPK-ja tregon për ajrin e ndotur në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës ka njoftuar për gjendjen jo të mirë të ajrit në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, IKShPK iu ka bërë thirrje personave me shëndet të ndjeshme që të kenë kujdes.
IKShK ka dalë me disa rekomande për personat e ndjeshëm.
“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.”, thuhet në njeri nga rekomandimet e institutit.